Site icon PORTALB

Brenda 24 orëve 75 aksidente në Kosovë

Bora n

Bora

75 aksidente trafiku kanë ndodhur gjatë njëzetekatër orëve të fundit në Kosovë. Prej tyre 12 kanë përfunduar me lëndime dhe 63 të tjera me dëme materiale.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë për Indeksonline se kryesisht rrugët rajonale e urbane janë të kalueshme, por si rezultat i të reshurave të borës janë paraqitur vështirësi në qarkullim në disa rrugë vendi.

Ai tha se vështirësi në qarkullim ka në rrugën Keqekollë-Mutivodë e cila qon drejtë pikës 4 kufitare, Gjilan-Llabjan në drejtim të Nobobërdës, Pejë-Kullë, Mitrovicë-Shalë e Bajgorës si dhe në disa akse tjera të vendit.

Policia kërkon nga shoferët e veturave që t’i bartin zinxhirtë në ato rrugë ku ka më shumë borë dhe akull./Indeksonline/

Exit mobile version