Site icon PORTALB

5 të vdekur në traget. Shpëtohen 418 persona, në bord ende 60 pasagjerë

Një operacion i madh i kryesuar nga italianët dhe pasuar nga grekë e shqiptarë është duke u zhvilluar edhe sot në ujrat e Adriatikut ku jetë njerëzish presin të shpëtohen nga trageti që dje mori flakë pranë Korfuzit. Anija është tërhequr pranë ujrave italiane dhe pasagjerët që po shpëtohen dhe po zbriten në portet italiane.

Mes pasagjerëve që presin ende të shpëtojnë janë dhe 11 shqiptarë, ndërkohë që 11 prej tyre i janë larguar ujit dhe kanë prekur tokën. Rreth orës 07:00 te se henes, shtetasja Brunilda Kazo u shpëtua nga trageti, rreth ores 08:30 dhe shqiptari tjeter Gjergji Kaco duke lënë në bord dhe shumë persona që ende presin të largohen prej aty.

Mësohet se në bordin e tragetit ndodheshin 478 persona, 268 prej të cilëve me kombësi greke, mbi 100 italianë dhe 25 shtetas me pasaportë shqiptare, ndërsa 54 persona janë pjesë e ekuipazhit. Nacionalitetet jane: 234 grekë, një rumune, 2 rusë, 6 austriakë, 2 hungarezë, 10 zviceranë, një kroat, 8 gjeorgjianë, 5 sirianë, një suedez, një kanadez, 2 ukrainas, një egjiptian, 18 gjermanë, 54 turq, 2 afganë, 22 shqiptarë, një maltez, 7 bullgarë, 3 nga Maqedonia, dy britanikë, 22 italianë, 3 holandisht, 3 belgë, 9 francezë, 2 irakianë.

Zyrtarisht flitet per nje te vdekur, nje shtetas grek qe u dergua ne Portin e Brindisit, por deshmi per mediat italiane pohojne se jane 4 te vdekur ne bord./ BalkanWeb

RENZI: 5 VIKTIMA, MIRËNJOHJE EKIPIT TË SHPËTIMIT, SHMANGU NJË KASAPHANË

Ora 12:42- “Të vdekurit në traget janë pesë persona”. Këtë e konfirmon edhe kryeministrit italian Matteo Renzi në një konferencë për shtyp.

Ndërsa më tej ai shton se, “Ishte një operacion i mbushur me dedikim dhe teknikë që bëri të mundur evitimin e një kasaphane të vërtetë”.

Për ekipin e shpëtimit shpreh mirënjohjen e të gjithë italianëve. Puna e bashkatdhetarëve tanë na bën krenarë para flamurit dhe përkatësisë tonë”

Ai shtoi më tej se pritet të shpëtohen edhe 60 persona të tjerë nga trageti, ndërsa shtoi se numri mund të rritet pasi bëhet fjalë se në traget mund të ketë edhe klandestinë./ BalkanWeb

MPJ: NUMËR KONTAKTI PËR TË NJOHUR GJENDJEN E PASAGJERËVE SHQIPTARË

Ora 12:21- Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë vendos në dispozicion të familjarëve të pasagjerëve që ndodhen në bordin e tragetit “Norman Atlantic” numrin e kontaktit: +355 69 935 6685. / BalkanWeb

________________________________

Në anijen “Norman Atlantic”, të përfshirë nga flakët që prej mëngjesit të djeshëm vazhdon operacioni i shpëtimit, ku bilanci i fundit flet për 310 persona të shpëtuar dhe 168 janë ende në bordin e anijes, mbi të cilën ndodhet tani edhe personeli mjekësor.

Sipas Agjencisë së lajmeve italiane “TGcom.24″, prefekti i Barit Antonio Nunziante bën të ditur se ka mbërritur në portin e Brindisit një anije me 49 pasagjerë.

Sipas Nuziantes mes tyre janë dhe tre fëmijë. Pasagjerët janë shqiptarë, grekë dhe 2 klandestinë, ndërsa ka nisur operacioni i zbarkimit të tyre në breg. Operacioni për shpëtimin e personave të ndodhur në anije ka vazhduar gjatë gjithë natës.

Anija “Norman Atlantic” u përfshi nga flakët mëngjesin e 28 dhjetorit. Në anije ndodheshin 466 persona. Shumë anije i janë përgjigjur kërkesës për ndihmë të “Norman Atlantic” dhe rreth orës 7:00 GMT, 55 persona ishin transferuar në një anije tjetër, ndërkohë 150 të tjerë ndodheshin në një varkë shpëtimi. Zjarri mendohet se ka filluar në parkingun e veturave, që mban rreth 200 makina. Por shumë shpjet flakët përfshinë të gjithë anijen.

“Norman Atlantic” kishte lënë dje portin grek të Petras në orën 3:30 GMT në drejtim të portit italian të Ankonas dhe kishte dërguar një sinjal ndihme kur ndodhej 33 milje detare larg ishullit të vogël grek të Otonoit.

Exit mobile version