Site icon PORTALB

Qafë-Thanë, dhjetëra qytetarë të bllokuar nga bora, mes tyre një grua me fëmijë të porsalindur

Qafë-Thanë, dhjetëra qytetarë të bllokuar nga bora

Qafë-Thanë, dhjetëra qytetarë të bllokuar nga bora

Moti i keq ka sjellë bllokimin e Qafë-Thanës nga bora, ndërsa dhjetëra qytetarë kanë telefonuar në News24 për ndihmë. Ata kanë bërë të ditur se mes personave të bllokuar ka gra dhe fëmijë, ndërsa është krijuar një radhë me automjete.

Ndërkohë mes personave të bllokuar ndodhet edhe një grua me një fëmijë të porsalindur. Sipas raportimeve Qafë-Thana është bllokuar prej 2 orësh. Edhe në Peshkopi mësohet se ka rrugë të bllokuara për shkak të reshjeve të dendura të dëborës. Qytetarët kanë treguar për News24 se ende nuk ka asnjë mjet për pastrimin e rrugëve./ BalkanWeb

Exit mobile version