Site icon PORTALB

Vajgl: Vendimi për të mos filluar bisedimet për anëtarësimin, porosi e dobët

Ivo Vajgl

Ivo Vajgël

Raportuesi për Maqedoninë në Unionin Evropian, Ivo Vajlg, e komentoi vendimin e fundit të Unionit Evropian për mos caktimin e datës për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë.

Vendimi për të mos filluar bisedimet për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në UE, u kritikua nga Parlamenti Evropian dhe u shpreh zhgënjimi që sugjerimet e tyre dhe të Komisionit përsëri nuk janë dëgjuar, që për deputetin slloven është një porosi e dobët.

“Ajo është një porosi e dobët jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për Unionin Evropian, pasi që ajo gjë tregon se ka shumë pak mendim strategjik kur sillen vendime të tilla. Mendoj se është e nevojshme që të sillej vendimi një hap e më parë për fillimin e bisedimeve me Maqedoni. Me çka në procesin i cili po zgjat tepër dhe është i ngecur vetëm nga një çështje dhe një shtet i cili po e bllokon fillimin e bisedimeve, do t`i vijë fundi”, theksoi Vajgl.

Ai ishte optimist se situata e këtillë nuk do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

“Kësaj here përsëri mbisundoi shpirti i vjetër. Shpresoj se e njëjta nuk do të ndodh edhe në rastin tjetër. Ne në Parlamentin evropian do të angazhohemi për të ecur para gjërat. Kur bëhet fjalë për ardhmërinë evropianë të Maqedonisë, duhet shikuar e ardhmja e jo e kaluara. Mendoj se me këtë gjë prishet kredibiliteti i institucioneve evropiane”, vlerësoi Vajgl.

Exit mobile version