Site icon PORTALB

Tetovë, kaos në rrugët magjistrale, aksidente dhe vetura të mbetura në borë

Vetura te mbetura ne rruge per shkak te bores

Vetura te mbetura ne rruge per shkak te bores

Trashësia e borës ka arritur deri në 15 centimetra si pasojë  reshjeve të vazhdueshme të borës gjatë ditë së sotme.

Shërbimet për pastrimin e rrugëve nuk vërehen në teren, ndërkohë që komunikacioni po zhvillohet me shumë vështirësi dhe në disa drejtime të rajonit të Tetovës është paralizuar plotësisht.

Rrugët lokale thuajse janë të pakalueshme. Në rrugët magjistrale vërehet një frekuentim më i madh i veturave edhe pse lëvizin me vështirësi. Rrugët duken të po pastruara dhe veturat lëvizin nëpër borën e shtypur nga automjetet më të mëdha.

Më të shpeshta duken veturat e shërbimeve për tërheqjen e veturave të aksidentuara apo të mbetur anësh rrugës për shkak të borës.

Aksi rrugorë në drejtim të vendkalimit me Kosovën, Tetovë – Jazhincë që përbënë magjistralen më të frekuentuar, thuajse është paralizuar nga reshjet e borë. Përgjatë rrugës vërehen vetura të dala nga traseja, vetura të parkuara në pritje të pastrimit të rrugës.

Exit mobile version