Site icon PORTALB

“Air Asia” me 162 pasagjerë në bord ka humbur kontaktet me kullën

"Air Asia" ka humbur kontaktet me kullën

"Air Asia" ka humbur kontaktet me kullën

Një aeroplan i “Air Asia” me 162 pasagjerë në bord ka humbur kontaktet me kullën kontaktet me kullën e kontrollit të trafikut ajror gjatë së dielës, pasi pilotët kishin kërkuar ndryshim kursi për të shmangur motin e keq gjatë fluturimit të tyre nga qyteti indonezian i Surabaya drejt Singaportit, bëhet e ditur nga zyrtarë indonezianë.

Fluturimi “QZ 8501” i “AirAsia”, një aeroplan “Airbus 320­200”, humbi kontaktet me kontrollin e trafikut ajror të Xhakartës, rreth orës 6:17 të mëngjesit me orën lokale (23:17 sipas Griniçit), siç deklarojnë zyrtarët. “Aeroplani ndodhej në kursin ajror të parashikuar të fluturimit dhe kishte kërkuar devijim nga kursi për shkak të motit të përkeqësuar, përpara se sa komunikimi me të të humbiste, në një kohë kur

ishte ende nën kontrollin e kullës së kontrollit të trafikut ajror të Indonezisë”, thuhej në njoftimin e shkurtër të kompanisë ajrore. Asnjë sinjal ankthi apo shqetësimi nuk ishte dërguar prej pilotëve, thotë Xhoko Murio Atmoxhoo, një drejtues i transportit ajror në Ministrinë indoneziane të Transportit. Një operacion kërkim­shpëtimi ka nisur menjëherë, bëjnë të ditur kompania e udhëtimit por dhe Forcat Ajrore indoneziane.

Singapori gjithashtu njoftoi se kishte aktivizuar në këto kërkime edhe Forcat Ajrore dhe Marinën e vetë për të ndihmuar. “AirAsia”, një kompani indoneziane, kontrollohet 49 përqind nga “AirAsia” (AIRA.KL) me bazë në Malajzi. Avioni ishte mes portit indonezian të Tanjung Pandan dhe qytetit të Pontianakut, në Kalimantanin Perëndimor mbi ishullin Borneo, kur humbi kontaktet, tha Atmoxho në një konferencë për shtyp. Aeroplani ishte duke fluturuar në rreth 9.700 km lartësi mbi tokë dhe kishte kërkuar të ngjitej edhe më tepër, në rreth 11.600 km për të shmangur retë, tha ai.

Vetë kompania ajrore tha se ishin 155 pasagjerë në bord dhe 7 pjesëtarë ekuipazhi. 157 prej tyre ishin indonezianë, 3 të tjerë nga Korea e Jugut, ndërsa 1 ishte nga Singapori e 1 nga Malajzia. Avioni pritej të mbërrinte në Singapor rreth orës 8 e 30 të mëngjesit (1:30 e mesnatës). Sipas kompanisë, si kapiteni edhe ndihmësi i parë i tij ishin të dy me eksperiencë. Incidenti vjen në fund të një viti tepër fatkeq për kompanitë ajrore të rajonit aziatik, pasi “Malaysia Airlines” humbi dy aeroplanë gjatë 2014­s. Fluturimi MH370 humbi kontaktet më 8 mars, në një udhëtim nga Kuala Lumpur drejt Pekinit, me 239 pasagjerë në bord, dhe ende nuk është gjetur gjë për të. Ndërsa më 17 korrik, fluturimi MH17 u qëllua mbi Ukrainë nga separatistët prorusë, duke shkaktuar 298 viktima që ishin në bord.

Exit mobile version