Site icon PORTALB

Shpëtohen afro 500 pasagjerë nga anija në flakë afër Vlorës (FOTO+VIDEO)

Shpëtohen afro 500 pasagjerë nga anija në flakë afër Vlorës

Anija e perfshire nga zjarri

(I plotësuar)  – Pas tmerrit të përjetuar që prej orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, pasagjerët e anijes së përfshirë nga flakët, mundën të shpëtonin prej saj.

Mësohet se në anijen italiane “Norman Atlantic” nuk ka mbetur më asnjë pasagjerë, përfshirë këtu edhe pjesëtarët e bordit të saj.

Në ndihmë të 466 personave që ndodheshin në bord shkoi edhe pala shqiptare, e cila dërgoi dy anije për shpëtimin e pasagjerëve.

Një pasagjer i “Norman Atlantic”, i cili ka arritur të shpëtojë falë ndërhyrjes përmes një lidhje telefonike për Tv grek “Mega”, ka rrëfyer atë çfarë ka ndodhur në det të hapur.

“Këpucët tonë nisën të zhyteshin ndërsa ishim në zonën e recepsionit”, është shprehur ai.

Ndërsa të tjerë, në lidhje telefonike me media të ndryshme në Greqi dhe Itali, kanë kërkuar ndihmë duke u shprehur se nëse nuk do të digjen do të vdesin nga të ftohtit.

Zjarri në garazh ka provokuar nxjehtësi shumë të madhe në të gjithë anijen, por anëtarët e ekuipazhit bëjnë të ditur se zjarri është nën kontroll. Ka versione të ndryshme mbi numrin e personave në bord.

Sipas autoriteteve greke në Athinë në traget ishin 478 persona, 268 nga të cilët ishin me origjinë greke, përsa i përket pjesës së ekuipazhit ata deklarojnë se ishin gjithësej 56, 34 grekë dhe 22 italianë. /albeu.com/

10:57 – Porti i Vlorës ka mësuar rreth orës 07:05 minuta për shpërthimin e flakëve në anije rreth 13-15 milje nga Sazani, por për shkak të detit të trazuar thuhet se nuk kanë pasur mundësi të shkojnë të japin ndihmë.

07:00 – Afër Vlorës po digjet një anije me qindra pasagjerë

Deti Adriatik që ndanë Italinë dhe Shqipërinë po mbanë të ngujuar një anije e cila është duke u djegur dhe supozohet të ketë mbi 400 pasagjerë.

Autoritet shqiptare po ndihmojnë në këtë aksion dhe po bëjn gjithçka që është e mundur pët të shpëtuar pasagjerët.

Skuadra e shpëtimit italiano-greke tani është duke u munduar që të shpëtoj të ngujuarit .

Deri më tani 150 prej tyre janë shpëtuar mirëpo erërat e forta po e vështirësojnë shumë punën.

Anija ishte nisur nga Greqia për në drejtim të Anconas së Italisë. Informata më të shumta pas pak.

Exit mobile version