Site icon PORTALB

U lëshua në përdorim Xhamia “Loke” në fshatin Çegran

Xhamia “Loke” në fshatin Çegran

Xhamia “Loke” në fshatin Çegran

Me ceremoni më të larta u lëshua në përdorim Xhamia “Loke” në fshatin Çegran, në të cilën Xhami pesë muaj është punuar për rinovimin e së njëjtës…

Në përurimin e punimeve, pos banorëve të shumtë nga Çegrani, i pranishëm ishte edhe një delegacion nga BFI e Maqedonisë me një krye Reis ul-ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, Muftiu i Gostivarit Shaqir Fetahu, muftiu i Tetovës, Kërçovës dhe Strugës, si dhe kryetari i Komunës se Gostivarit Nevzat Bejta. Xhamia “Loke” e Çegranit gati se e tëra është rikonstruar nga brenda dhe jashtë, ndërsa është rregulluar edhe oborri i xhamisë. Këto punime kanë kushtuar rreth 90 mijë euro, para të siguruar nga donatorë të ndryshëm dhe banorë të Cegranit e fshatit Forinë.

Mysafirët i përshëndeti kryetari i BFI ne Maqedoni, Sulejman Rexhepi, i cili në fjalimin e tij mes tjerash tha se “Dita e premte është ditë e festës javor për myslimanët dhe se myslimanet për çdo javë kanë nga një Bajram”, njofton RTVM2. Xhamia “Loke” është një nga tre Xhamitë e fshatit Çegran dhe e njëjta gjendet në hyrje të këtij fshati.

Exit mobile version