Site icon PORTALB

Komunikacioni zhvillohet pa ndalesa, por kryesisht nëpër rrugë të lagështa

Magjistrale

Magjistrale

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Në viset më të larta ka mbetje të dëborës në rrugë, por pa probleme më të mëdha në zhvillimin e komunikacionit. Rekomandohet kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë ­Veles, Mavrovë ­ Dibër ­ Strugë, Demir Kapi ­ Udovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

­ Në pjesën e rrugës nga diga Mavrovë deri në udhëkryqin për në fshatin Galiçnik vazhdojnë punimet ndërtimore. Rekomandojmë vozitje më të kujdesshme për shkak të pranisë së mekanizimit dhe punonjësve, ndërsa gjatë asfaltimit janë të mundshme mbyllje të përkohshme të rrugës. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Exit mobile version