Policia ka kapur në pikën kufitare të Kakavijës 35 klandestinë, të cilët vinin nga Eritrea, Kongo dhe Siria. Klandestinët nëpërmjet Shqipërise kishin destinacion vende të ndryshme të Europës.
Kushtet e këqija dhe moti i ftohtë ka bërë që klandestinët të mos ndihen mirë nga gjendja shëndetësore dhe për këtë i është ofruar ndihma mjekësore.
Ndërkohë policia e Gjirokastrës po punon për të mësuar se kush është person i cili i ka ndihmuar klandestinët./ Oranews/