Kuliq do ta prezantojë raportin për rrëzimin e “Kingerit”

Hetuesi boshnjak Omer Kuliq sot në një konferencë për shtyp do ta prezantojë raportin e ri për rrëzimin e “Kingerit”, ku e humbui jetën presidenti Boris Trajkovski dhe delegacioni tetëanëtarësh.

Kuliq dje ua dorëzoi raportin ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievskit, presidentit të Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanovit, kryeministrit Nikolla Gruevskit dhe prokurorit Marko Zvërleskit.

Kuliq gjatë kësaj jave ua dorëzoi raportin edhe autoriteteve boshnjake.

Fatkeqësia në të cilin e humbi jetën presidenti Boris Trajkovski ndodhi më 26 shkurt të vitit 2004.

Lajme të ngjashme

Back to top button