Site icon PORTALB

Kreu i BFI-së në rolin e Babadimrit

Shkruan: Fisnik Xheladini

Këtë shkrim që tani po e publikoj buron nga sjellja e pakontrolluar dhe jonormale e udhëheqësit fetar dhe shpirtëror që kemi ne muslimanët në Maqedoni. Rastësisht ndjekja lajmet  ku hasa në një aktivitet të ri të BFI-së e që më bëri përshtypje se veprimi i tillë dhe deklarata e dhënë e Sulejman Rexhepi i ngjante një babadimri të keq dhe mashtrues. Në fakt ky aktivitet në vetë përmban disa momente ku të detyron të analizosh gjendjen e mjerushme të këtij institucioni e që udhëhiqet nga një lider që mbarë opinion tani më është lodhur me paraqitjet e tij si gjithçka, por jo vetëm si një lider me peshë.

Momenti i parë që hasa ishte një veprim që më shqetësoi tjemase kur pashë se të gjithë ne që jemi pjesë e institucionit që drejton ai, ku në vend se të edukojë popullin që të largohet nga kremtimet e festave të fundvitit, festa që nuk kanë të bëjnë fare me popullin musliman, të promovoj vlerat e festave islame, ai merrej me njerëz që Vitin e Ri të kalojn me tryeza të mbushura dhe të qendrojn të ngopur për disa ditë deri sa të zgjasin festat krishtere. Por, më e keqja e gjithë kësaj është se ai na përcjell mesazhe që skanë të bëjnë me fenë Islame, duke ndarë kese najloni me ndihma për të varfërit. Për të qenë më korrekt me këtë shkrim shkëputa një pjesë nga deklarat e tij e dhënë për mediat:

“Edhe ky aksion dëshmon se BFI në RM ka një bashkëpunim të ngushtë me EVN për sa i përket aksioneve humanitare. Ashtu sikundër për festat e Bajramit dhe gjatë Ramazanit, edhe me rastin e festave të Vitit të Ri, organizuam një aksion të përbashkët për t’ju dalë në ndihmë familjeve të cilët edhe ky fundvit po i gjen me probleme sociale”. As babadimri nuk është më manipulues i madh i opinionit se Sulejman Rexhepi! Assesi nuk mund të kuptoj se me çfarë të drejte ai del dhe ndanë ndihma për të varfërit?! E kuptojm gjendjen e të varfërve të cilët i ka lënë anash edhe shteti, por ama assesi nuk pajtohem që ata të pajisen me mjete qoft ushqimore ose diç tjetër për festat e Vitit të Ri.

Moment tjetër që pash aty e që konsideroj se është turp për një isntitucion fetar që në atë mënyrë të njofton opinion se ka ndarë ndihma humanitare për 800 familje skamnore, kur pamjet tregonin se nuk kishte më tepër se për dhjetra familje. Ne jemi edukuar sado pak me principet Islame dhe duke u nisur nga ajo se muslimani e ka të ndaluar të gënjen dhe mashtron, atëherë vihet në dyshim karakteri i kryetarit të BFI-së. Që moti po përcjellim zhvillimet fetare nga këndvështrimi si një qytetar i rëndomt dhe besimtar musliman ku gjithnjë bindjen time fetare e ndërtoj nga ajo çfarë prezentohet në institucionin tonë shekullor ashtu siç thonë këto të BFI. Me plot respekt ndaj institucionit, por me shumë kritika ndaj kreut të saj Sulejman Rexhepi.

Vlersimet tona mbi organizatën humanitare janë tejet të hidhura meqë gjithnjë me deklarata ka qenë se ndihmon me qindra e qindra familje e që në të vërtetë ndihmon vetëm një numër të konsiderueshëm të mos them ndoshta njerëzit që i njeh vetëm Sulejman Rexhepi. Gjendja faktike flet se ai vetëm një pjesë e ndanë për të varfërit, ndërsa pjesën tjetër ua dedikon djemve, nipave dhe bijës së tij. Këtë e them nga ajo që shpalosin mediat në gjuhën shqipe, maqedone dhe botërore. Mediat herë pas here kanë shpalos pasurin që ka bërë kreu i bfi, familja e tij më e ngusht e treguar përmes standardit të jetës së tyre. Ndërsa personalisht Sulejman Rexhepit iu shpalos ora e dorës që kushtonte mbi 30 mijë euro. Nëse aq shumë kujdeset për të varfërit dhe skamnorët përse gjithë ato para që i ka harxhuar për orën e dorës nuk ua ndau të varfërve?! Sigurisht se me ata para do të kishte ndryshuar kahjen e jetës së shumë të varfërve.

Gjithashtu moment që mund të shkëpus nga ajo tragjedi institucionale me kese najloni është nëpërkëmbja e autoritetit të klasës skamnore dhe të varfër. Vërtet kategoria e tillë është në një pozitë të keqe dhe të palakmueshme në shoqëri, por sipas fesë Islame ata nuk janë të harruar nga Zoti, por që janë në gjendje sprove. Momenti i rradhës që ndava nga ajo paraqitje është dalja e tij para mediave si lider fetar me dhjetra kese najloni. Dalje e cila e bënë qesharak para qytetarëve të tjerë, e të mos flas për ne muslimanët. Asnjëherë nuk kam takuar që disa kese najloni me ndihma t’i ndanë ndonjë lider, por gjithnjë atë e bëjnë struktura të tjera pavarësisht a janë të institucionit apo organizatave humanitare. Si duket etja për mbajtje (kontrollim) në dorë të gjithçkahit është sëmundje e tij dhe e gjithë atyre që duan vetëm vetë të menaxhojn që të veprojn si t’u dëshiron egoja, por kujdesi duhet të jetë edhe më i madh ngase pikërisht keqpërdorimi i gjërave të gëlltit pamëshirshëm.

Edhe një herë po e potencoj se përmes këtij shkrimi dua që të përcjelli porosi në adresë të kryetarit të BFI-së që të mos t’i ngjasoj babadimrit që nuk ekziston fare. I nderuar Sulejman Rexhepi mitologjitë mbi babadimrit janë iluzioniste, andaj me paraqitjet e juaja mos tregoni nivelin e ulët ndaj gjërave të ndryshme, ngase bëheni gaz i botës së zhvilluar.

Exit mobile version