Site icon PORTALB

Formohet Plenumi i profesorëve, së bashku me studentët në protesta

Plenumi i profesoreve

Plenumi i profesoreve

Pak para protestave të studentëve të paralajmëruara për sot para qeverisë, në hapësirat e fakultetit juridik të universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, janë mbledhur profesorët universitarë për të formuar Plenumin e profesorëve.

Ashti si organizata joformale studentore, Plenumi studentorë, edhe Plenumi i profesorëve krijohet për të koordinuar aktivitete për të kundërshtuar reformat e propozuara nga qeveria për arsimin e lartë.

Administrata e Rektoratit të Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” vendosi të kërkojë nga Qeveria anulimin e procedurës për miratimin e ligjit që parashikon vendosjen e provimit shtetëror.

Dekani i Fakultetit Juridik Borçe Davitkovski deklaroi se kërkesa që i drejtohet Qeverisë është nënshkruar nga rektori, prorektorët dhe të gjithë dekanët dhe drejtorët e institucioneve që kanë marrë pjesë në takim.

Exit mobile version