Site icon PORTALB

Studentët sot sërish do të protestojnë para qeverisë

Protesta studentore ne Shkup 10.12.14

Protesta studentore ne Shkup 10.12.14

Studentët, sot sërish do të protestojnë para qeverisë, kundër testimit ekstern. Plenumit Studentor për herë të parë i është bashkëngjitur edhe Unioni i Studentëve Shqiptarë (USSH).

“Të mos lejojmë që ky monolog i Qeverisë të vazhdojë. Studentë, ta kthejmë arsimim në duart tona, ky është momenti ku duhet të shprehim revoltën tonë, jo vetëm kundër reformave joadekuate, por edhe për atë që shteti jonë pa fije turpi na injoron,na përqesh me arrogancë dhe na rrethon.  Protesta të kaloj si dy të fundit, pa simbole kombëtare dhe fetare”, tha Goran Tanevski, Plenumi Studentor.

“Unë si student i USHT-së, po i drejtohem studentëve të këtij universiteti, që mos të bien pre e shantazheve dhe presioneve nga individ të ndryshëm. Ejani të bashkohemi, që edhe ne të vetëvendosim për fatin tonë”, u shpreh Daim Luçi, Unioni Studentëve Shqiptar.

Nga Plenumi Studentor thonë se vendimi që studentët të grumbullohen përpara godinës së Qeverisë u mor për arsye të kohës së paktë në dispozicion.

Pavarësisht mos pëlqimit nga ana e studentëve, Qeveria dhe Ministria e Arsimit këmbëngulin në zbatimin e provimit shtetëror. Të shtunën, propozim/ligji kaloi në Qeveri dhe u bënë të ditur edhe disa nga modalitetet e tij, si gjobat 10-30 mijë euro për universitetet si dhe dënime nga 1 deri në 3 vjet burg, për rektorët dhe dekanët që do japin diploma pa provim shtetëror.

 

Exit mobile version