Pas pastrimit të shesheve disa ditë më parë, në Hong Kong arrestohen edhe 37 protestues të cilët ishin mbledhur përsëri në rajonin Mong Kok, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e publikuar sot nga policia u njoftua se janë arrestuar 37 persona të moshave të ndryshme nga 13 deri në 76 vjeç ku 11 prej tyre janë femra. Në njoftim u theksua se protestuesit në rajonin Mog Kok bllokuan 5 rrugë dhe nuk i janë bindur urdhrit të policisë për mos bllokimin e rrugëve.
Gjithashtu ditën e djeshme u arrestuan edhe 12 persona të cilët ishin mbledhur po në të njëjtin rajon dhe mbanin në duar çadrat e verdha të cilat janë bërë një simbol i protestave anti-qeveritare.
Në protestat dhe në ngjarjet e zhvilluara që nga 28 shtatori e deri tani janë plagosur 518 persona. Që nga fillimi i protestave dhe deri tani afërsisht 1000 persona janë arrestuar nga policia.