Me prezantimin e SHKA-ve: “Valët e Liqenit”-Ladorishtë, “Jahi Hasani” Çegran-Gostivar, “Shpresa”-nga Veleshta dhe “Bashkimi Kombëtar” nga SHBA-të përfundoi mbrëmë Festivali i Këngëve dhe Valleve të Përpunuara “Këngë Jeho”
Në mbrëmjen tretë dhe të fundit të këtij aktiviteti, para publikut u prezantuan edhe Besiana Mehmeti , Shkodran Tolaj dhe artistë të tjerë të ftuar, ndërsa në fund pjesëmarrësit në këtë ngjarje kulturore dhe protagonistët i përshëndeti, Zini Jusufi, drejtor i “Këngë Jeho”
Ndërkaq edhe pse aktiviteti nuk kishte karakter garues, të gjithë pjesëmarrësit e këtij aktiviteti u nderuan me mirënjohje nga juria e festivalit, si dhe nga drejtoria e “Këngë Jeho”.