Interi ka arritur marrëveshje me sulmuesin gjerman, Lukas Podolski. Siç raporton eksperti i merkatos, Gianluca di Marzio, skuadra neroazzure ka arritur marrëveshje me Lukas Podolski.
Sipas Di Marzios, tanimë mbetet që marrëveshja të arrihet edhe mes skuadrave, e cila nuk pritet të paraqesë ndonjë problem.
Podolski, do të vije në formë huazimi deri në fund të edicionit.