Site icon PORTALB

Gruevski: Nuk ka kompromis për diplomat pa dije!

Kryeministri Nikolla Gruevski

Kryeministri Nikolla Gruevski

Në sistemin arsimor është i nevojshëm mekanizëm i cili do ta garantojë kualitetin minimal të diturisë dhe pikërisht për këtë dëshirojmë ta vendosin provimin shtetëror në fakultetet e vendit, theksoi kryeministri Nikolla Gruevski.

Sipas tij zbatimi i këtyre ndryshimeve janë me qëllim të mirë, ndërsa qëllimi është që gjeneratat e reja në Maqedoni të fitojnë më shumë dituri.

“Kur të merret diploma ajo nuk duhet të jetë ekuivalente me të hollat por me diturinë që është fituar, kjo është ajo thelbësore dhe nuk ka arsye tjetër që të protestohet”, deklaroi Gruevski.

Kryeministri theksoi se nuk mund ta kuptojë se pse po protestojnë studentët të cilët nuk do të përfshihen në këto ndryshime dhe theksoi se motivet e tyre janë të tjera.

Exit mobile version