Site icon PORTALB

Me pronën trashëgohet edhe borxhi

Personat që trashëgojnë pronë të patundshme pasi të vdesë ndonjëri nga prindërit në të njëjtën kohë trashëgojnë edhe borxhet. Kështu që nëse eventualisht ndonjëri nga prindërit ka mbetur borxh, trashëguesit e pasurisë së tyre qoftë djali apo vajza, nuk do të mund ju ikin obligimet për pagesën e borxhit nëse kreditori apo borxhliu e kërkon këtë në mënyrë ligjore.

Procedura e bartjes së trashëgimisë sipas përmbaruesit Gordan Stankoviq duhet të fillojë në rrugë zyrtare menjëherë pasi të vdes njëri nga familjarët, mirëpo kur trashëgimtarët kuptojnë se familjari i tyre ka borxh të mbetur, ata nuk fillojnë procedurën e marrjes së trashëgimisë. “Bartja e trashëgimisë nga familjari i vdekur te personat tjerë të gjallë të familjes duhet të bëhet me procedurë ligjore, por kjo në praktike rrallë ndodhë për shkak se gjyqi jep vendim se trashëgimtarët janë pronar e rinj, por e njëjta pronë nga ana e trashëgimtarëve nuk evidentohet edhe në noter”, ka deklaruar Stankoviq.

Kështu, sipas tij, ndodhë që trashëgimtarët e rinj para kreditorit të deklarojnë se nuk janë trashëgimtarë, por më vonë kjo mund të ndiqen penalisht për dhënie të deklaratës së rrejshme, sepse me kërkesë deri të gjykata lehtë mund të vërtetohet se a janë apo jo trashëgimtarë. Borxhi që paraqitet gjatë zbatimit të procedurës për bartjen e trashëgimisë pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për person fizik apo juridik, sipas noterit Zllatko Nikollovski, me automatizëm borxhi i mbetur kalon te trashëgimtari i ri. “Prandaj shumica e qytetarëve që kanë njohuri se familjari i tij i vdekur ka borxhe të mbetura nuk e fillojnë aspak procedurën e bartjes së trashëgimisë në noter”, thotë Nikollovski.

Pikërisht për shkak të ikjes së procedurës ligjore që trashëgimtarët ta bartin trashëgiminë nga familjari i vdekur, përmbaruesi Stankoviq thotë se Oda e Përmbaruesve ka propozuar ndryshim e ligjit për përmbarim, ku tani kërkon që përmbaruesi të cakton kujdestar të përkohshëm të pronës së trashëguar.

“Nëse procedura për bartjen e trashëgimisë nuk fillon në afat prej 60 ditëve nga vdekja e borxhliut, gjegjësisht nga dita e miratimit të vendimit të gjykatës, trashëgimtarët e rinj nuk kanë filluar evidentimin e trashëgimisë edhe në noter, atëherë propozimi i ri parasheh që përmbaruesi të kërkojë nga Qendra për punë sociale menjëherë të fillojë me zbatimin e procedurës për emërimin e kujdestarit të përkohshëm në pajtim me Ligjin për familje”, thotë përmbaruesi Gordan Stankoviq.

Ndryshe në Gjykatën Themelore Shkupi 2 për periudhën 2010- 2014 janë dorëzuar 24.731 kërkesa për realizmin e procedurave të trashëgimisë të cilat i’u janë dhënë edhe noterëve./koha

Exit mobile version