Site icon PORTALB

Zënkë mes dy grupe nxënësish

Policia e Maqedonise

Policia e Maqedonise

Dy grupe nxënësish, njëra nga gjimnazi dhe tjera nga shkolla ekonomike, kanë zgjedhur rrugën para shkollës së gjimnazit për të qëruar hesapet mes tyre.

Konflikti verbal mes dy nxënësve ka eskaluar në konflikt fizik, pas çka, konflikti është shndërruar në zënkë masive pasi janë përfshi edhe shokët e tyre. Gjatë konfliktit mes dy grupeve, sipas informatave të dhëna nga Policia e Gostivarit, janë përdorur edhe mjete të forta, respektivisht boksa hekuri.

Nga Policia e Gostivarit njoftuan se janë duke punuar në zbardhjen e rastit. Nga atje njoftuan se shumica e nxënësve të përfshirë në incidentit që cenoi rendin dhe qetësinë publike janë identifikuar dhe thirrur në Stacionin Policor të Gostivarit. Ndaj njërit nga pjesëmarrësit e incidentit, siç duket iniciatorit, nga Policia e Gostivarit tashmë i është ngritur procedurë për pagesë të gjobës nga ligji për prishjen e rendit dhe qetësisë publike.

Nga Policia e Gostivarit nuk bënë me dije informacione të tjera rreth rastit, madje edhe motivet që çuan deri tek incidenti.  Incidentet e tilla brenda dhe jashtë oborreve shkollore, janë dukuri e shpejtë në regjionin e Gostivarit. Gjatë muajt nëntor, një incident i tillë ndodhi edhe në oborrin e shkollës së mesme mjekësore në Gostivar. /koha

Exit mobile version