Si do të duket Shqipëria në sytë e turistëve të huaj. Këtë e ka treguar më së miri një turist polak, i cili i ka kushtuar një reportazh vendit tonë.
Krzysztof Majak pasi e ka vizituar Shqipërinë, i ka dedikuar një reportazh të cilin e ka publikuar në websit-in polak “natemat.pl”. Krzysztof Majak e quan Shqipërinë si “një vend magjepsës, me armë dhe me mercedes”.
Ai ndalet tek bukuritë natyrore që të ofron Shqipëria, plazhet e bukura dhe mundësi pushime me çmime të favorshme. Krzysztof Majak krahason këto peizazhe dhe shërbime edhe me rastin e Kroacisë.
Por ai ndalet edhe tek problemet me të cilat përballesh kur viziton Shqipërinë, mbeturina nëpër rrugë, ndotje në ambiente të ndryshme, qarkullim jo korrekt i makinave etj.
E megjithatë, sipas Krzysztof Majak “të vizitosh Shqipërinë, është një emocion i veçantë, pasi surprizat mund t’i hasësh kudo”. / Shekulli
Reportazhin e plotë mund ta lexoni: http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=28602&kat=87