Site icon PORTALB

Ky është numri i të vdekurve nga Ebola

Virusi

Foto ilustrim

Numri i të vdekurve nga Ebola në tre vendet e Afrikës Perëndimore, të goditura më së keqi nga epidemia, ka arritur në 7,573, ka bërë të ditur të mërkurën Organizata Botërore të Shëndetësisë.

Liberia me 3,384 të vdekur, ka numrin më të madh të viktimave nga Ebola, ndërsa pasojnë Siera Leone dhe Guinea.

Peter Piot, shkencëtari që ka ndihmuar në zbulimin e virusit më 1976, ka thënë se kriza e Ebolës ka gjasa të zgjasë deri në fund të vitit 2015.

Exit mobile version