Site icon PORTALB

Netanyahu: Jerusalemi i bashkuar do të jetë gjithmonë nën kontrollin e Izraelit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se “Jerusalemi i bashkuar” përgjithmonë të jetë nën kontrollin e Izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).

Netanyahu ishte i ftuar në televizionin izraelit “Kanal 2”, ku deklaroi se Izraeli nuk do të heq dorë nga Jerusalemi, madje edhe kur është fjala për marrëveshjen paqësore me Palestinën. “Jerusalemi i bashkuar do të jetë gjithmonë nën kontrollin e Izraelit. Hebrenjtë, të cilët pas 2.000 vite u kthyen në Murin e vajtimit me hekur e zjarr, nuk kanë ardhur që të mund të vijnë në vendet e shenjta me makina të blinduara”, ka theksuar kryeministri i Izraelit.

Më 18 dhjetor të këtij viti Jordani i paraqiti Këshillit të Sigurimit një projekt-rezolutë për Palestinën, i cili më parë është dakorduar me përfaqësuesit e disa vendeve arabe, që parashikon se Izraeli deri në vitin 2017 duhet të tërhiqet nga territoret e pushtuara palestineze dhe për të themelohet shteti palestinez me Jerusalemin Lindor si kryeqytet.

Exit mobile version