Deri më 31 janar të gjithë kompanitë do të duhet të pajisen me kasa fiskale me GPRS. Nga Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP), thonë se procedura për regjistrimin e aparateve të reja zgjat nga 10 deri në 15 minuta dhe bëhet në mënyrë elektronike nga ana e prodhuesit të licencuar ku tatimpaguesi është furnizuar me aparatin.
Përndryshe, subjektet që nuk do të respektojnë detyrimin do të përballen me dënime, duke filluar nga mbyllja e kompanive deri në 15 ditë, si dhe dënime në të holla që sillen prej 1.500 deri në 5.000 euro.