Agim Ibraimi përsëri më i miri në Maqedoni

Federata e Futbollit të Maqedonisë sonte më një ambient festiv ndau çmimet për më të mirët e vitit që po e lëmë pas. Çmimi kryesor shkoi në duart e futbollistit më të mirë nga Maqedonia, Agim Ibraimi, i cili këtë sezon kishte debutim në Ligën e Kampioneve, duke shënuar edhe gola shumë të rëndësishëm si në fazën eliminuese, gjithashtu edhe në atë të grupeve.

Agim Ibraimi çmimin e mori nga nënkryetari i FFM-së, Muhamed Sejdini, ndërsa para të pranishmëve tha se ky është një sukses i madh duke e falënderuar familjen dhe FFM-n”

Jasir Asani, Muhamed Sejdini dhe Agim Ibraimi
Agim Ibraimi, Muhamed Sejdini dhe Jasir Asani

Dua tu uroj të gjithë atyre që u shpërblyen sonte, duke ju dëshiruar sukses në vitin 2015. S i përket çmimit që fitova unë, mundë të them se jam shumë krenar dhe i gëzuar që këtë nder ma bënë vendi im”, tha pas marrjes së shpërblimit Agim Ibraimi.

Me çmimin futbollisti më i mirë i ri u shpërblye këtë vit Jasir Asani, anëtar i Vardarit të Shkupit dhe anëtar i rregullt i reprezentacionit të Maqedonisë U-21, i cili gjithashtu para të pranishmëve foli në gjuhën shqipe duke uruar ata që fituan dhe duke thënë se ky ishte një vit shumë i suksesshëm edhe për atë si futbollist.

“Ky ka qenë një vit shumë i mirë për mua, kisha shumë paraqitje të mira dhe shpresoj që kështu të vazhdoj edhe në të ardhmen”, tha Asani. / Portalb /

Lista e të shpërblyerve:

Agim Ibraimi – përfaqësuesi më i mirë i futbollit të Maqedonisë jashtë vendit
Borçe Manevski – lojtar më i mirë në LPM
Igor Angelovski – trajneri më i mirë në LPM
Dejan Bllazhevski – golashënuesi më në LPM
Oliver Jovanovski (KFF Koçani) – trajneri më i mirë në futbollin e femrave
Afërditë Salihi (KFF Koçani, shënoi 45 gola) – golashënuesi më e mirë në futbollin e femrave
Natasha Andonovska (Turbine Potsdam) – më e mirë futbolliste femër
Zoran Leveski (KFS Zhelezarec) – trajneri më i mirë në mini futboll
Kristian Zlatkovski (Bidxho KFS) – Lojtari më i mirë në mini futboll
Minço Jordanov – punëtor futbollii
KF Rabotniçki – Ekipi më i fer play i vitit
Dimitar Meçkarovski – arbitri më i mirë i futbollit
Vladimir Kolev – trajneri më i mirë në futbollin e të rinjve
Mihajlllo Jakimovski (KF Metalurg) – golashënuesi më i mirë në futboll e të rinjve
Jasir Asani (KF Vardar) – Lojtari më i mirë në futbollin e të rinjve
KF Vardar dhe KF Shkëndija – mirënjohje për investitorë në futbollin e Maqedonisë
KF Metalurg – klubi më i mirë në futbollin e të rinjve
Marjan Sekulovski dhe Vlatko Andonovski – trajnerët më të mirë jashtë vendit
Trajko Stamatovski – Çmimi për vepër jetësore
Çmimi për doajenët e gazetarisë, Igor Pangovski dhe Kiril Manev

Lajme të ngjashme

Back to top button