Site icon PORTALB

Çmimi i naftës dhe rreziku i një lufte të re

Foto ilustrim, benzina

Foto ilustrim, benzina

Sipas disa analisteve, pas rënies se çmimit te naftës ndodhen SHBA dhe Arabia Saudite, ndërsa qëllimi është një krize ne Rusi dhe Iran.

Prej mese gjashte muajsh çmimi i naftës vazhdon te bjere me ritme te larta duke arritur tashme ne 50% te vlerës se saj ne mesin e këtij te viti. Si rrjedhoje e kësaj nga njëra ane janë konsumatorët te cilët janë te kënaqur me çmimet e ulura te karburantit dhe nga ana tjetër janë investitorët dhe qeveritë e vendeve prodhuese dhe eksportuese te naftës, si dhe analistet qe përsërisin ne mënyrë te vazhdueshme se rënia e çmimit te naftës ka shënuar fillimin e një krize ekonomike, qe sipas ekspertit te “burimeve natyrore”, Edward Lucas, ne një shkrim te tij ne “ekonomist”, “rrezikon qe te shndërrohet ne një krize globale”.

Një moment ky shume i rende ky për Rusinë, tashme gjendet ne buze te krizës, por edhe për Iranin qe po ndjen erën e depresionit ekonomik. Ndërsa festojnë ndërkohë SHBA dhe Arabia Saudite, te cilat janë duke përdorur tregun e naftës për te gjunjëzuar qeveritë e te dyja vendeve. Kjo u vu re edhe ne diskutimin e fundvitit te liderit rus Putin, qe ndryshe nga herët e tjera ka përmendur me bujë lavditë dhe pasuritë e Rusisë moderne, kësaj radhe ka dashur te shmange pyetjet bezdisëse te gazetareve për situatën e rende te ekonomisë ruse, dhe duke u mjaftuar me një paralajmërim tangencial te Obama-s dhe sauditeve për rrezikshmërinë e tentativës se tyre për te vene ne zinxhirë ariun rus.

E vërteta është se çmimi ne rënie i naftës është duke zbrazur me shpejtësi arkën e e Kremlinit. Rusia është prodhuesi i trete i naftës ne bote dhe zërat kryesore të të ardhurave te saj janë pikërisht nafta dhe gazi. Por çmimi prej vetëm 58.50 dollarë për fuçi, është tërësisht i pamjaftueshëm për te përballuar shpenzimet kolosale për mbajtjen ne këmbë te makinerisë burokratike ruse. Paralelisht po vërehet edhe një rënie  e theksuar e fuqisë blerëse te rublës si dhe një largim i shtuar i kapitaleve drejt Europës Perëndimore, kryesisht ne Zvicër. Kjo situate, sipas “Economist” mund ta shndërrojë lehtësisht një Rusi te dobët ne një Kremlin te rrezikshëm, i gatshëm për te provokuar një lëvizje ushtarake ne drejtim te Krimesë me objektivin e tërheqjes se vëmendjes se popullit rus dhe nxitjen e një urrejtje ndaj NATO-s.

Nga ana tjetër është një gjigand i përfshirë ne këtë situate. Është fjala për OPEC-un. Një prej anëtarëve te saj, Arabia Saudite është shndërruar tashme ne një prej vendeve me te pasura te botes me rezerva qe llogariten ne 900 miliard dollarë. Ne takimin e fundit te vendeve anëtare te kësaj organizate te mbajtur ne Vjenë, këta do te duhej qe te vendosnin ose përpunimin e politikave qe do te çonin ne një rivendosje te kuotave te mëparshme te çmimit te naftës, rrotull 100 dollarëve, ose te lejonin qe çmimi i arit te zi te vazhdonte te binte ne mënyrë thuajse te pakontrolluar. Rezultati i takimit ne fakt nuk ishte as njeri e as tjetri. Por perse ky qëndrim i Arabisë Saudite , Irakut , Kuwaitit , Venezuelës dhe Nigerisë?

Arsyeja është një emër, me sakte një shtet, një qeveri. Është fjale për Iranin. Lenia e çmimeve te ulta te naftës ve ne pozita te vështira si Rusinë, ashtu edhe Iranin. Ne këtë rast, qëllimi është nxitja e opozitës vendase te rivendosin ne pushtet suniitët, por edhe largimi i Iranit nga mbështetja qe është duke i dhënë regjimit te Assad-it ne Siri. Sipas Economist, gjithsesi kjo është një prove force qe bart me vete rreziqe te mëdha, pasi edhe pse me burime dhe rezerva te mëdha,, Arabia Saudite nuk do te mund te përballonte çmime te tilla te ulta për me shume se tre vite te tjera.

Ndërkohë qe e njëjta gjë vlen edhe për situatën ne kampin e Obama-s, ku ne një optike largpamëse, SHBA do te duhet qe te paguajnë një çmim te shtrenjte nëse insistojnë ne një politike te tille te çmimit te arit te zi. Kjo lidhet me koston e nxjerrjes se naftës ne SHBA, e cila është shume me shtrenjte se sa ajo ne vendet e tjera prodhuese. Ndonëse amerikanet janë aktualisht lider ne teknologjinë e nxjerrjes se naftës nga shtresat argjilore, përballja me çmimet e nxjerrjes se saj ne vendet e OPEC-ut, do te çonte me siguri ne një faliment te “shpuesve” te puseve te naftës ne SHBA.

Sipas Edward Lucas, ata qe do te mund te përfitojnë ne këtë gare te ethshme janë vendet e Europës perëndimore si eksportuese te naftës, te cilët tani do te kenë me shume mundësi për te përfituar nga ky rast për te përmirësuar efektivitetin e tyre energjetik, diversifikimin e burimeve te furnizimit, ne atë mënyrë qe te mundësojnë shmangien e rënies ne kaos nga ndonjë rritje e menjëhershme dhe e pa kontrolluar e çmimit te naftës.

Exit mobile version