Site icon PORTALB

Një maune nga Maqedonia është përmbysur afër Vranjes

Një kamion-­maune me targa nga Maqedonia mëngjesin e sotëm është përmbysur afër fshatit Mazaraq në rrugën magjistrale Vranjë-­Vlladiçin Han.

Siç njoftoi Administrata policore në Vranjë, në aksident nuk ka të lënduar, ndërsa është shkaktuar vetëm dëm më i vogël material. Arsyet për aksidentin tani për tani nuk janë bërë të ditura.

Menjëherë pas incidentit shoferi i kanë ofruar ndihmë punonjësit e kompanisë ndërtimore greke “Terma”, kampi i të cilëve me makina ndërtimore ndodhet në afërsi.

Për shkak të aksidentit, qarkullimi në këtë rrugë magjistrale ka qenë në ndërprerje vetëm rreth 15 minuta.

Edicioni elektronik i “Blic”­it njoftoi se vendi në të cilin ka ndodhur aksidenti është shumë i rrezikshëm, për shkak se ka kthesë së ashpër nën një mbikalim, e cila u paraqit me zhvendosjen e rrugës së vjetër magjistrale dhe ndërtimin e aksit të Korridorit 10.

Exit mobile version