Site icon PORTALB

Të premten protesta të reja studentore

Plenumi studentor ka paralajmëruara protesta të reja studentore për ditën e premte.

“Me sa duket qeveria me “debat publik” nënkupton bisedë (konensuale) me ministrat dhe kryeministrin para kamerave. Edhe pas të gjitha “debateve publike”, shkeljen e vetëdijshmë të ligjeve, si dhe injorimit total të Plenumit Studentor dhe të vetë universiteteve, ne nuk dorëzohemi!

Të nderuar qytetarë, studentë, profesorë, prindër, nxënës të shkollave të mesme dhe penzionerë, të mos lejojmë ky monolog i qeverisë të vazhdoj! Studentë, ta kthejmë arsimin në duart tona!

Ky është momenti kur duhet ta shprehim revoltën tonë jo vetëm për reformat jo adekuate, por edhe për shkak të asaj se shteti ynë pa turp na injoron, me arogancë na përqesh, na rrethon. Prandaj të premten, të gjithë në protestë! Më masovike, më këmbëngulëse dhe më kreative, sepse të gjithë bashkë jemi më të fortë!”, thuhet në njoftimin e Plenumit Studentor.

Exit mobile version