Davutogllu: Do t’i rrisim investimet strategjike në Maqedoni

Bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Maqedonisë dhe Turqisë duhet të shtyhet edhe më tej. Këtë e ka theksuar sot kryeministri turk, Ahmet Davutogllu gjatë takimit me përfaqësuesit e Dhomës së Tregtisë Turqi-Maqedoni.

Kryeministri Davutogllu ka deklaruar se aktualisht Turqia renditet e 13-ta në eksportet në Maqedoni, ndërsa kanë listën e importuesve në Maqedoni, Turqia radhitet e teta. “Unë nuk do ta pranoj as vendin e dytë në marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë dhe të Turqisë. Këto marrëdhënie janë të veçanta dhe kanë një strategji jashtëzakonisht të rëndësishme me një sfond të thellë historik”, ka deklaruar Davutogllu.

Ai ka theksuar se i kanë kontribuar me të gjitha kapacitetet për rritjen e tregtisë të anasjelltë mes dy shteteve, ndërkohë që tregtia ndërmjet dy vendeve aktualisht është rreth 375 milionë dollarë dhe është gjithmonë e në rritje.

Brenda 10-mujorëshit të parë kjo tregti ka pasur një rritje prej 15 %, duke pasur shpresë që në kontekstin afatgjatë të këtij bashkëpunimi brenda 3-4 viteve shifra të arrijë në 1 miliard dollarë.

Davutogllu tha se me ngritjen ekonomike dhe stabilitetin e Maqedonisë do të përfitojnë të gjitha shtetet e Ballkanit. Në rast të një stabiliteti të tillë, Maqedonia mund të jetë një nga shtetet më të rëndësishme në të ardhmen sa i përket ekonomisë.

“Normalisht, Maqedonia mund të ketë probleme nga më të ndryshmet, siç është problemi i emrit apo ekuilibrat ekonomik, por ne jemi miku natyral i tregtisë së këtij vendi. Duhet të kemi parasysh që ky shtet është në integrim me shtetin tonë dhe sipas tij konteksti edhe ne duhet të bëjmë investimet tona strategjike”.

Davutogllu është shprehur se një çështje tjetër e rëndësishme mes dy vendeve janë edhe marrëdhëniet politike ka theksuar se politikën që ka Turqia me Maqedoninë e kanë shumë pak vende. Ai gjithashtu ka theksuar se Turqia ka qenë vendi i parë që e ka njohur Maqedoninë me emrin e saj kushtetues dhe në të gjitha rastet Turqia do ta njohë Maqedoninë me emrin kushtetues.

Davutogllu ka theksuar se Turqia dhe Maqedonia në vitin 2010 kanë nënshkruar një marrëveshje strategjike mes tyre dhe sipas vendimit të marrë çdo vit zhvillohen vizita të ndërsjella dhe të nivelit të lartë mes dy vendeve

Davutogllu tërhoqi vëmendjen tek prania e etnive dhe feve të ndryshme në Maqedoni dhe lidhur me këtë tha se pikërisht kjo është arsyeja që në rast se në Maqedoni do të ketë stabilitet ky fakt do të jetë i ndjeshëm në të gjithë Ballkanin.

“Ndonjëherë e konsiderojmë Maqedoninë si një fqinj, por nuk jeni fqinj. Pavarësisht se mes Turqisë dhe Maqedonisë nuk ka një kufi të përbashkët për ne Maqedonia është edhe më shumë se një fqinj, është një vend i ngrohtë, i afërt dhe në marrëdhënit historike. Marrëdhëniet janë të bazuara në tre shtylla, kulturore, politike, ekonomike. Kur ju i shikoni në të gjitha këto aspekte, atëherë ne mund të shohim se Maqedoni bart një rëndësi të veçantë për Turqinë. Nëse shikohet nga perspektiva kulturore Maqedonia në kuadër të Rumelisë mbart të gjithë tiparet e përbashkëta kulturore të fushën tonë. Kudo që të shëtisni Maqedoninë ju do të shihni linjat tona kulturore. Arkitekturën tonë, ju do të përjetoni vlerat tona të përbashkëta kulturore”.

Davutogllu ka deklaruar se ta shëtitësh Maqedoninë ndihen një atmosferë sikur po shëtit Anadollin dhe mund të komunikosh lehtësisht me çdokush në kontekstin e komunikimit social.

Lajme të ngjashme

Back to top button