Me 100 poenë negativ merret leja e vozitjes

Në seancën e hapur, Qeveria e pranoi propozim ligjin për sigurinë në trafik.

Ministrja e punëve të brendshme Gordana Jankulloska theksoi se po bëhen tentime për një reformë më serioze në pjesën e trafikut. Pjesa më e madhe e ligjit është e përshtatur me urdhëresat evropiane, të cilat vazhdimisht po ndryshohen.

Në përpilimin e ligjit janë marr parasysh edhe disa sugjerime dhe këshilla të qytetarëve.

Një pjesë e vërejtjeve të qytetarëve kanë pasur të bëjnë me atë se dënimi është i njëjtë si për kalimin e shpejtësisë prej 5 km në orë si për 100 km në orë.

“ Këtu bëmë një gradacion. Tash është një dënimi për atë që e kapërcejnë shpejtësinë mbi 50 km në orë e lejuar, tjetër për atë deri në 70 km në orë, këtu është ndarë dënimi dhe përveç dënimit në të holla kemi lënë mundësi edhe për poenë negativ. Me 100 poenë negativ merret leja e vozitjes. Kur lëviz shoferi me shpejtësi më të madhe se 50 km në orë nga e parashikuara, atëherë shoferi merr 65 poenë negativ dhe i ngelin edhe shumë pak poenë deri në marrjen e lejes”, theksoi Jankulloska.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button