Site icon PORTALB

Shkatërrohet një rrjet për kontrabandë të heroinës me bazë në Maqedoni

Ilustrim

Policitë e Maqedonisë, Austrisë, Gjermanisë dhe Holandës, në koordinim me Europolin, shkatërruan një rrjet për kontrabandë të heroinës, i cili ka vepruar kryesisht në Maqedoni.

Hetimi është zhvilluar nga viti 2010, njoftoi shërbimi policor evropian Europol. Në suaza të operacionit janë arrestuar afro 400 persona të dyshuar. Janë konfiskuar 100 kilogramë heroinë, si dhe kokainë, kanabis dhe para.

Grupi kriminel i cili ka kontrabanduar heroinë ka vepruar nga baza e saj në Maqedoni, por edhe nga Austria dhe nga Gjermania, ndërsa drogën përmes Ballkanit edhe përmes Sllovenisë e kanë futur në vendet e BE­së.

Exit mobile version