Site icon PORTALB

Nesër BDI nderon të gjithë dëshmorët shqiptar të 2001-shit në rajonet kritike

Musa Xhaferi

Musa Xhaferi

Zv/kryeministri Musa Xhaferri tha sot se BDI edhe këtë vit do të vazhdojë nderimin e dëshmorëve të rënë në konfliktin e vitit 2001 në të gjitha rajonet kritike, përfshi këtu edhe Sllupçanin.

“Ne do të jemi për respekt të atyre që dhanë jetën për arritjen e paqes më 13 gusht në të gjitha vendet ku ka përmendore dhe varreza të ushtarëve, si në Sllupçan, Haraçinë, Luboten, Tetovë dhe vende të tjera”, tha sot Musa Xhaferi.

Praktika e nderimit të dëshmorëve nga ministrat e mbrojtjes dhe funksionarë të tjerë shtetërorë filloi me përkuljen e Fatmir Besimit të një viti më parë kur kryente detyrën e Ministrit të Mbrojtjes. Veprimi i tillë i Besimit, e ne veçanti nderimi nga pjesëtarët e uniformuar të ARM-së shkaktoi acarim të marrëdhënieve mes partnerëve të koalicionit qeveritar, që kulminuan me propozim ligj të ri për ‘Branitellat’ nga VMRO DPMNE, i cili u bllokua që në komision. 

Exit mobile version