Site icon PORTALB

KSHPK: Katër persona të heqin dorë nga ushtrimi i dy profesioneve publike

KSHPK

KSHPK

Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit (KSHPK) konstaton përplasje interesash tek Kirill Gajdov, Nikolla Georgievski, Imran Zhupani dhe Dragan Dimeski për shkak të shkeljes së nenit 9 nga Ligji për parandalim të përplasjes së interesave dhe për shkak të ushtrimit të dy funksioneve njëkohësisht.

KSHPK ka kërkuar nga këta persona që në afat prej 15 ditësh llogaritur nga dita e pranimit të kërkesës, vullnetarisht të heqin dorë nga ushtrimi i njërit nga dy funksionet të cilat njëkohësisht i ushtrojnë.

Siç KSHPK-ja kumtoi sot Gajdov, Georgievski, Zhupani dhe Dimeski nuk kanë vepruar sipas kërkesës dhe për këtë arsye është marrë vendim që t’u shqiptohet masë vërejtje publike.
Kirill Gajdov njëkohësisht ka qenë anëtar i Këshillit të komunës Veles, i zgjedhur në zgjedhjet lokale të mbajtura në vitin 2013 dhe drejtues në dy shoqata tregtare “Kiberg” dhe Nomag Farm” nga Velesi.

Këshilltar në komunën Qendër njëkohësisht edhe drejtues në  shoqatën tregtare “Minkop” SHPKNJP nga Shkupi ka qenë edhe Nikolla Georgievski.

Zhupani njëkohësisht ka qenë me funksion anëtar i Këshillit të komunës së Gostivarit, i zgjedhur në zgjedhjet lokale të mbajtura në vitin 2013, por edhe drejtues i Institucionit shëndetësor privat – ordinacë të stomatologjisë së përgjithshme “Protekt-dent” Gostivar, që është në kundërshtim me nenin e cekur nga Ligji.

Dimeski madje njëkohësisht ka qenë këshilltar në komunën Veles, por edhe anëtar i Këshillit drejtues në SHA “Posta e Maqedonisë” Shkup.

Exit mobile version