Site icon PORTALB

Gjatë vitit 2015 do të fillojë me punë kardiokirurgjia shtetërore

Kardiokirurgji

Gjatë vitit 2015 do të filloj me punë Kardiokirurgjia shtetërore Dy sallat për operacione të zemrës  si dhe salla për kujdes intensiv do të jenë gati pas një muaji. Kështu ka bërë të ditur ministri i shëndetësisë, Nikolla Todorov.

Sipas tij, personeli mjekësor  me kardiokirurg është kompletuar, ndërsa në mars do vijnë në Shkup, kardiokirurg nga Zvicra që do jenë si mentor.  “Këtë projekt e filluam në janar të vitit 2014 me themelimin e kardiokirurgjisë shtetërore. Në këtë  klinikë për momentin punojnë kardiokirurgë nga Italia dhe Dedinja e Serbisë, ndërsa dy kardiokirurg maqedonas janë dërguar në Zagreb dhe Vienë’- tha mes tjerash, ministri Todorov.

Pacientët nga Maqedonia nga viti i ardhshëm me hapjen e kardiokirurgjisë shtetërore do kenë një zgjidhje të madhe pasi do të operohen me sigurim shëndetësor nga Fondi, përveç spitaleve të deritanishme private: ‘ACIBADEM SISTINA” dhe “FILIPI i 2-të” ku operacionet në zemër, ekskluzivishtë bëheshin me paga të larta .

Exit mobile version