Site icon PORTALB

Protestuesit i hodhën para qeverisë: Merrni haraçin që kërkoni! (FOTO-VIDEO)

Protestuesit hodhën monedha para qeverisë duke simbolizuar kështu haraçin që kërkon qeveria.

Tamra Çaushidis nga Sindikata e gazetarëve, tha se me kontributet për honorarët qeveria mundohet që të heshtë ato pak gazetar të cilët punojnë.

Zdravko Savevski, tha se qeveria po na vjedh nëpërmjet ligjeve që i miraton me shpejtësi marramendëse. “Jemi kthye që të shprehim revoltin tonë dhe kundër atyre që na marrin paratë për të ndërtuar fasada she statuja prej bronzi”. tha ajo.

Petrit Saraçini, tha se qeveria me kontributet për honorarët e shtrinë dorën në xhepat e gazetarëve, përkthyesve ,artistëve, na vjedh në mënyrë kriminele dhe ne nuk do të heshtim.

Protesta përfundojë dhe qytetarët u larguan në mënyrë të qetë.

13:05 Protestuesit janë para qeverisë së Maqedonisë. Protesta e honorarëve është duke u zhvilluar e qetë dhe pa incidente.

12:55 Miëjra protestues janë afruar ndërtesës së qeverisë, duke brohoritur: “Ju jeni hajdut”. Protesta e honorarëve është duke u zhvilluar e qetë dhe pa incidente.

12:30 Afro një mijë veta filluan protestën kundër propozim ndryshimeve që parashohin pagesën e kontributeve për sigurimin shëndetësorë dhe pensional edhe për honorarët.

Mes skandimeve fishkëllimave dhe brohoritjeve honorarët nisen drejtë qeverisë. Mes mbishkrimeve vërehen edhe ato në gjuhën shqipe si “Kafshatë që s’kapërdihet është or vëlla mjerimi” si dhe “Uleni honorarët edhe për funksionarët”.

Exit mobile version