Site icon PORTALB

Juve mundë ta merr Januzajn si Pogban

Januzaj dhe Pogba kur ishin së bashku te United

Januzaj dhe Pogba kur ishin së bashku te United

Pasi bëri njërin nga “mashtrimet” më të mëdha në transfere me Pogban, Juventusi tani mund të përfitoi nga United me blerjen e Januzajt.

Juventusi do të mundohet të shfrytëzoi situatën e rëndë që po kalon Januzaj pasi që ka humbur vendin në skuadër dhe se minutat e tij te kjo skuadër janë shumë të rralla.
Juve do të tentoi në janar afrimin e kosovarit, por në rast se dështon oferta e tyre, atëherë në verë do të jetë misioni më serioz për Januzajn.

Kampionët e Italisë po kërkojnë një futbollist që mund të luajë pas Carlos Tevezit e Fernando LLorentes, e zgjidhja ideale është pikërisht 19-vjeçari që nuk po gjen hapësira në ekipin e Louis Van Gaal.

Exit mobile version