Probleme rreth furnizimit me dru për ngrohje, probleme me komunikimet elektronike, ankesa për rezervimet turistike, janë ankesat më të shpeshta që qytetarët i kanë dorëzuar deri tek Organizata e konsumatorëve të Maqedonisë dhe Këshilli për mbrojtjen e konsumatorëve në Qytetin e Shkupit.
“Ankesat janë në baza të ndryshme, një pjesë ka të bëjë me faturat që i marrin konsumatorët për shërbimet publike, duke filluar nga faturat që arrijnë tek konsumatorët, prej faturave për ngrohje e deri tek taksa e radiodifuzionit. Gjithashtu ankesa ka për marrëveshjet që i nënshkruajnë me kompanitë e telekomunikacionit”, tha Marjan Dodevski, Këshilli për mbrojtjen e konsumatorëve në Shkup.