Bazar humanitar “Zgjate dorën, prekni zemrat” do të mbahet sot në Siti Mol në Shkup në organizim të kopshtit ndërkombëtar të fëmijëve “St. Paul” dhe shoqatës “Në botën time”.
Mjetet e grumbulluara nga shitjet e artikujve që i kanë punuar fëmijët e kopshtit do të dedikohen për hapjen e Qendrës ditore për fëmijë me autizëm.
Në bazarin humanitar do të marrin pjesë ndërmarrje, persona të famshëm dhe diplomatë.