Këngëtarja Leonora Jakupi si duket i është gëzuar lajmit për lirimin e Sami Lushtakut nga burgu.
Kjo pasi që pak minuta pasi u bë e ditur se Lushtaku ishte liruar, këngëtarja ka shprehur dashurinë për vendin e saj.
Ajo ka postuar një foto në Instagram me mbishkrimin ‘I love Drenica’, transmeton InLajm.
Ndryshe dimë se Leonora shpesh flet për vendlindjen e saj, ndërsa që kohëve të fundit, ajo është përfolur për disa fitime personale për toka në atë rajon.
Ky mund të jetë një aludim se ajo i është gëzuar lirimit të Lushtakut nga burgu.