Shaqiri shënon dy gola në miqësore (Video)

Xherdan Shaqiri ka realizuar dy gola, në miqësoren ndërmjet Bayern Munichut dhe ekipit Gyori ETO, e cila përfundoi 4:1 për gjigantin bavarez.

21 vjeçari ka shënuar në minutat 58 e 71, duke i treguar edhe një herë trajnerit Pep Guardiola se meriton më shumë minuta gjatë sezonit, pasi u la në bankinë në ndeshjen e parë të sezonit ndaj Borussia Monchengladbachut.

Ndërkohë, dy gola të tjerë i realizoi Mario Gotze. Për ekipin vendës, golin e vetëm e shënoi Leandro Martinez.

Lajme të ngjashme

Back to top button