Site icon PORTALB

Komuna Qendër dënohet me 4.000 euro

Andrej Zhernovski

Andrej Zhernovski

Komuna Qendër detyrohet të paguaj dy dënime nga 2.000 euro, , për shkak se në korridoret e komunës  inspektorati ka parë  disa persona pak ditë përpara se ata të fillonin punën në komunë, nëpërmjet agjencisë për punësime të përkohshme. Inspektorët që sipas komunës Qendër janë mysafirë të shpeshtë kanë konstatuar se kjo është e jashtëligjshme.

“Për dënime të tilla dhe vizita inspektorësh e ‘privilegjuar’ është vetëm Komuna Qendër. Vetë inspektorët thonë se detyrohen nga eprorët e tyre që të ushtrojnë kontrolle në Qendër”, thuhet në një reagim të Komunës.

Exit mobile version