Site icon PORTALB

Bilalli dhe Memedi: Do ta bashkojmë opozitën shqiptare në Maqedoni

Vesel Memedi dhe Kasam Bilalli në "Rruga drejt"

Vesel Memedi dhe Kasam Bilalli në "Rruga drejt"

Koordinatori i Lëvizjes Politike BESA, Bilall Kasami deklaroi mbrëmë në emisionin “Rruga drejtë” se kjo lëvizje lindi si nevojë e domosdoshme e popullit shqiptar në Maqedoni e akumuluar ndër vite.

“Shqiptarët në Maqedoni edhe në aspektin politik edhe në atë ekonomik janë në gjendje më të rëndë sesa para vitit 2001. Me rëndësi është se subjekti i ri politik është pritur shumë mirë në teren, ndërsa shtrirja është duke vazhduar në gjithë territorin e Maqedonisë. Të gjithë përfaqësuesit e Këshillit Iniciues të Lëvizjes politike BESA janë personalitete të realizuara në fushën e tyre, dhe profesionist të dëshmuar, dhe kjo do të jetë, një ndër pikat kryesore të kësaj Lëvizje.” tha Kasami duke shtuar se janë të gatshëm për bashkëpunim me të gjitha subjektet opozitare shqiptare për çështjen e bashkimit të opozitës shqiptare.

Në debatin televiziv ishte i ftuar edhe kryetari i ri i Rilindjes Demokratike Kombëtare, Vesel Memedi.

“Ne gjithsesi se të gjithë jemi të shqetësuar për situatën aktuale që mbizotëron te shqiptarët e Maqedonisë, të cilët janë tërësisht të mënjanuar nga ky sistem diskriminues ndaj nesh. Ajo që po tentojmë të bëjmë ne si RDK, është bashkimi i opozitës shqiptarë, këtu duke patur parasysh Lëvizjen BESA, dhe Lëvizjen për Reforma të Selës. Pasi që, veç e veç, si unë, si Bilalli po ashtu edhe Sela, mendoj se nuk do bënim gjënë e duhur. Andaj, për çështjet jetike shqiptare duhet të bëjmë bashkimin e opozitës RDK-BESA-Lëvizja e Selës”, tha Memedi.

Exit mobile version