Site icon PORTALB

Ish zëvendësministrja e Mjedisit rebelohet për shkarkimin: Dua sqarim nga Rama!

Diana Bejko

Diana Bejko

Ish-zëvendësministrja e Mjedisit e cila u shkarkua për mos pagimin e faturave të energjisë elektrike, ka mohuar në mënyrë kategorike se ka abuzuar, ndërsa ka kërkuar një përgjigje nga kryeministri për të sqaruar pozicionin e saj.

Diana Bejko, e cila u shkarkuanga kryeministri Rama se nuk ka paguar një fature energjie, bën me dije se nuk ka asnjë faturë tëpapaguar.

“Jam në pritje të takohem me kryeministrin, që t’i sqaroj pozicionin tim. Unë nuk kam pasur asnjë qindarkë debit për energjinë e konsumuar ndaj OSSHE-së. Do t’i paraqes kryeministrit të gjitha dokumentet, letrat, faturat që kam dhe do t’i sqaroj të gjithë situatën e krijuar. Deri tani nuk e kam takuar, sepse ka qenë shumë i angazhuar dhe me takime jashtë shtetit”, ka deklaruar Bejko për “Panorama”.

“Jo, nuk e kam pasur të papaguar këtë shumë. Por e kam riparuar, kam riparuarvjedhurinë dhe mungesën e kompetencës të institucionit të OSSHE-së. Për këtë kam dokumente, kam librezën e pagesave, kam faturën e OSSSH-së, ku figuroj me të gjitha detyrimet e paguara në kohë”, shprehet Bejko.

Ajo u shkarkua për një faturë të papaguar prej 12 mijë lekësh të vjetra, në shtëpinë e dytë që ka në Velipojë.

Exit mobile version