Site icon PORTALB

Policia konfiskon mijëra pushkaliqe në Tetovë

Pushkaliqe

Pushkaliqe

Pjestarë të Policisë së Tetovës të martën në rrugën “Marshall Tito”, në afërsi të tregut të gjelbërt kanë vërejtur një tezgë të improvizuar ku ka qenë të ekspozuara prodhime të ndryshme piroteknike.

Policia ka bërë të ditur se prodhimet piroteknike janë konfiskuar ndërsa bëhet fjalë për rreth 2300 pushkaliqe.

“Para se policia të konfiskojë fishekzjarret kur i ka vërejtur pjesëtarët e policisë, një i mitur i cili ka qenë afër tezgës, ka filluar të ikë, ndërsa pas tij është nisur J.M 32 vjeçar nga fshati Llërcë, i cili ka qenë në afërsi dhe ka filluar t`i fyejë pjesëtarët e policisë.Ai është arrestuar dhe dërguar në Stacionin Policor në Tetovë dhe I është përgatitur fletëdënim për veprën e kryer, ndërsa do të ketë edhe padi adekuate edhe kundër të miturit”, njofton Policia e Tetovës.

Exit mobile version