Tre kullat nga numri 36 në rrugën “Mito Haxhivasilev Jasmin” dhe blloku nga ndërtesa te kafeneja “Pobeda” nesër nga ora 9:30 do të mbeten pa ujë.
Siç kumtuan nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza të Qytetit të Shkupit (QRMK), ndërprerja është për shkak të defektit në rrugë të F 100 mm në rrugën “Mito Haxhivasilev Jasmin”, ndërsa shfrytëzuesit pa ujë do të mbeten deri në sanimin e defektit.
Nga QRMKja informojnë se nesër pa energji elektrike nga ora 7 deri në orën 16 do të mbeten shfrytëzuesit e fshatrave Bojanë, Orashe, Sfillare e Poshtme dhe e Epërme, Kopanicë, Kondovë, Rahçe, Radushë, lagjja Vele Polë, fshati Kuçkovë dhe Graçan, nga ora 12:30 deri në orën 15:30 një pjesë e shfrytëzuesve të bulevardit ASNOM ndërtesat me numër 16, 18 dh 24 nga ora 9 deri në orën 12 një pjesë e shfrytëzuesve në rrugët “Todor Aleksandrov”, “Partenie Zografski”, “Pitu Guli”, “Aco Karamanov” dhe nga ora 8:30 deri në orën 14:30 një pjesë e shfrytëzuesve në rrugët “Aleksandar Bujnov”, “Petar Manxhukov”, “Simçe Nastevski”, “Nataniel Kuçevishki”.