Site icon PORTALB

BE: Mos kërkoni azil, do të ktheheni edhe më të varfër

Azilkërkuesit

Azilkërkuesit

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian të pranishëm në Prishtinë, kanë disktuar sot për numrin e qytetarëve kosovarë që po lëshojnë vendin për të udhëtuar për në BE, madje edhe duke kaluar ilegalisht kufirin për në BE, transmeton zeri.info.

Përmes një njoftimi për media, zyra e BE-së në Prishtinë, njofton se Thomas Gnocchi, Ushtrues Detyre i Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, ka thënë se sistemi i azilit në BE ekziston vetëm për qytetarët që i ikin përndjekjes ose rrezikut të madh në vendin e tyre dhe të cilët kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare.

“Në rastin e Kosovës, ka shumë pak gjasa që aplikimet për azil të pranohen. Çdo vendim për dhënien ose jo të azilit është individual, mirëpo duhet përmendur se shumica e aplikimeve për azil nga Kosova refuzohen dhe qytetarët kthehen në atdhe”, është shprehur Gnochi.

Ai ka shtuarm,  se kosovarët, përfshirë këtu romët, ashkalitë dhe egjiptasit, rrezikojnë që të bëjnë shpenzime të konsiderueshme vetëm për t’u kthyer sërish në Kosovë, por mbesin edhe më të varfër pas kthimit.

Thirrje autoriteteve për të krijuar vende pune Gnochi ka thënë se ikja e qytetarëve të Kosovës,  dikon negativisht edhe sa i përket dialogut për liberalizimin e vizave.

“BE-ja me shqetësim vë re përfshirjen e grupeve trafikante të organizuara dhe kriminale, të cilat shfrytëzojnë rastin të përfitojnë nga dëshpërimi dhe nga gatishmëria e disa kosovarëve për të ndërmarrë hapa të konsiderueshëm për të arritur deri në BE”, ka thënë ai.

Andaj ai u ka bërë thirrje autoriteteve kosovare që të angazhohen fuqimisht e të mirren me këto grupe kriminale si dhe me faktorët shtytës për këtë migrim.

“Njerëzit kanë nevojë për punë që të kenë të ardhme. Në veçanti, ata persona që ndihen të margjinalizuar dhe të diskriminuar, grupet minoritare, kanë nevojë për përkrahjen e Qeverisë. Kosova duhet të rrisë përpjekjet e saj për integrimin dhe reintegrimin e tyre socio-ekonomik.”

Ndryshe në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe Shaban Guda, shefi i Policisë Kufitare të Kosovës, i cili foli për gjendjen aktuale me migrimin ilegal dhe për masat parandaluese që po i ndërmerr Qeveria e Kosovës./Zëri/

Exit mobile version