Priojektet qeveritare për pesnionistët që kishin të bënin me transportin falas në Shkup, rekreim nëpër banja falas si dhe disa projekte të tjera do të vazhdojnë edhe vitin e ardhshëm. Minsitri për punë dhe politik sociale Dime Spasov paralajmëroi se nga viti i ardhshëm do të fillojë edhe projekti për vikende turistike për pensionistët.
Me projektin e ri vikende turistike falas për shfrytëzuesit e pensioneve do të mundësohet rekreime shtesë për pensionistët duke përfshirë të premten të shtunën dhe të dielën. destinacionet do të jenë: Struga, Ohri, Dojrani, Prepsa dhe disa qytete të tjera të cilët mund të akomodojnë për vikende deri në 3.00 pensionist.