Site icon PORTALB

Gazetarët do të protestojnë kundër tatimit për honorarët

Gazetarëve u është bërë thirrje që të dalin masivisht në protestën në të cilën do të kërkohet anulimi i propozimit për ndryshimet ligjore, sipas të cilave do t’i obligojnë mediat që të paguajnë tatim për personat e angazhuar me honorar.

Thirrja për protestë është bërë nga Sindikata e Gazetarëve dhe e Punonjësve të Medias (SGPM), e cila i ka ftuar gazetarët që të dalin në protestë, më 22 dhjetor.

“Duhet të protestojmë kundër kësaj nisme ligjore që dëmton financiarisht punëtorët me honorar. Me tatimin që duhet t’i paguhet shtetit, honorarët do të ulen në 35 për qind”, theksohet në komunikatën e SGPM-së.

Sindikata ka bërë një thirrje dramatike duke i paralajmëruar gazetarët që edhe në rast e nuk protestojnë dhe rrinë në “zyrat e ngrohta”, prapë mund të burgosen nëse flasin keq për qeveritarët.

Exit mobile version