Site icon PORTALB

Gjendja në veri është përkeqësuar skajshëm

Ibri, Mitrovicë

Ibri, Mitrovicë

Gjendja e shqiptarëve në veri të Mitrovicës është përkeqësuar skajshëm në kohë të fundit, thuhet mes tjerash në një letër, të cilën kryesuesi i Kuvendit të Mitrovicës së veriut, Emir Azemi, ia ka dërguar kryeministrit të ri të Kosovës, Isa Mustafa.

Në letër thuhet se, përveç problemeve të mëdha ekonomike, problemeve me ndërtimet e shtëpive të shqiptarëve në lagjet veriore, të cilat nuk i lejon pushteti lokal në veri të Mitrovicës, shqiptarët ballafaqohen edhe me problemin gjithnjë e më të shtuar të kolonizimit të pjesëve të lagjeve shqiptare, shkruan “Zëri”

Exit mobile version