Mbrëmë rreth orës 15, në stacionin policor në Aerodrom, 56 vjeçari V.SH, ka paraqitur rastin se një person ende i panjohur, i ka hyrë në banesë dhe e ka grabitur.
Vjedhja ka qenë e kryer në atë mënyrë që vjedhësi, pasi që ka ardhur në derën hyrëse, ka shfrytëzuar çelësin origjinal të cilin si duket, gruaja e tij më parë e ka humbur ose e ka harruar në derën e banesës, kështu që e ka hapur derën dhe ka hyrë në banesë.
Plaçkitësi ka kërkuar gjithë banesën dhe në dyshekun e krevetit në dhomën e fjetjes, ka gjetur një zarf në të cilin ka pasur 30 mijë denarë dhe stoli ari, e pastaj ka ikur në drejtim ende të panjohur, duke marrë me vete pasuri prej 600 mijë denarë.
Policia ka filluar hetimet.